SHAHINI: NËSE NDARJA E 100 € U BË PËR FUSHATË,ËSHTË ZHGËNJIM PËR QYTETARËT

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në një prononcim për Ekonomia ka thënë se duhet të vlerësohet pozitivisht ndarja e 100 eurove shtesë nga Qeveria e Kosovës për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale.

Por sipas tij, nëse ky vendim i Qeverisë është bërë vetëm për fushatë, lirisht mund të konsiderohet që është keqpërdorim i taksa paguesve kosovar.

Shahini madje thotë se nëse nuk është e vazhdueshme rritja do të ketë ndikime negative e zhgënjim të qytetarëve.

“Duhet të vlerësohet pozitivisht ndarja e 100 eurove nga Qeveria. Por duhet të kuptohet se kjo duhet të vazhdojë në nivel mujor kjo rritje dhe jo të jepet vetëm kur tash jemi në fushatë”.

“…nëse do të vazhdojë kjo atëherë e vlerësojmë hap të mirë të Qeverisë. Mirëpo nëse ndalet ne besojmë që ka qenë keqpërdorim i taksa paguesve kosovar për kohë të fushatës dhe kjo nuk do të ketë efekt në rritjen e numrit të votuesve, por do të ketë efekt negative në zhgënjimin e qytetarëve sepse vetëm në raste të caktuara Qeveria e vendit iu bije ndërmend për vështirësitë, problemet që i kanë qytetarët e vendit”, tha Shahini.

Në mbledhjen e fundit Qeveria vendosi që të ndajë 36 milionë euro për 30 mijë familje që janë pjesë a skemave pensional e sociale.

Ky vendim i ekzekutivit u kritikua e komentua se po bëhet para mbajtjes së raunidt të dytë të zgjedhjeve lokale.