SHBA I DËRGON KOSOVËS NOTË DIPLOMATIKE: KËRKON QË MAKINERIA USHTARAKE E DHURUAR TË MOS PËRDORET PA LEJEN E TYRE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës [ShBA] duket se kanë bërë një kërkesë që makineria ushtarake që i është dhuruar FSK-së të mos përdoret nga forcat e tjera të sigurisë në vend, pa aprovimin e amerikanëve.

Kjo kërkesë nga Amerika është shprehur te Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet një note diplomatike, të cilën duan ta shndërrojnë edhe në marrëveshje, raporton Koha, përcjell Periskopi.

“Nota fillimisht u referohet diskutimeve të mëhershme ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndihmën që ofrohet në bazë të grantit. Ajo derivon nga Akti i Ndihmës për të Huajt të vitit 1961 dhe Aktit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.”/Periskopi