SHBA ME BAZË USHTARAKE NË SHQIPËRI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të vendosen një bazë ushtarake në Shqipëri që njihet si SOCEUR, që i përket komandës Evropiane të Operacioneve speciale.

 

Numri i ushtarëve që do të zbarkojnë ende nuk është bërë i ditur por kjo njësi ka të bëjë me koordinimin e stërvitjeve dhe shërbimet informative në operacione të veçanta.

Këtë e ka bërë të ditur komandanti i kësaj strukture ushtarake, David Tabor, i cili ka thënë se kjo ka ardhur për të rritur nivelin e sigurisë në rajon, si dhe forcimin e partneriteteve midis Shqipërisë dhe NATO-s.

Për ndikim e kësaj komande në Shqipëri dhe Kosovë ka folur për RTK-në ish zëvendësministri i mbrojtjes në Shqipëri, Arian Starova.

Është një lajm shumë i mirë për Rajonin, për Kosovën për Shqipërinë për sigurinë natyrisht edhe për NATO’në, në anën tjetër kjo flet në mënyrë të vecantë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vlerësim për Shqipërinë dhe Kosovën si një faktorë kyq për sigurinë”, tha ai.

Starova theksoi edhe një mundësi tjetër të cilën do ta ketë Kosova në ushtrimin e ardhshëm defender europe 23 duke u përfshirë me ushtarët e Nato-s.

“Një nga detyrat që ka një komandë e tillë e forcave speciale është koordinimi mes stërvitjeve, trupat që morën pjesë në ushtrimin defender europe 21 tregon përfshirjen e trupave kosovare në të ardhmen në ushtrimet e tilla”, deklaroi Starova.

E njohësi i sigurisë, Drizan Shala, e sheh si një garancë për Kosovën, ardhjen e ushtarëve amerikanë në tokat Shqiptare.

“Kjo është një parapërgaditje sa i përket zhvillimit që do të jetë një pesë vitet e ardhshme, një profesionim i forccave speciale të amerikës në territorin shqiptar është një garancë për Kosovën sepse në rast se do të ketë nevojë për ndihmën e tyre ata do jenë këtu dhe i marrin këresat nga batalioni amerikan nga shtëpia e bardhë”, theksoi Shala.

Për këtë vendim, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Shqipëri duke e përshëndetur këtë vendim, ndërkaq vendimin e kanë bërë publike edhe faqja e Komandës Operacionale Speciale për Evropën.