SHKARKOHEN ANËTARËT E KPMSHCK-SË

Me 62 vota për, 3 vota kundër dhe 11 abstenimi Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Rekomandimi për shkakrimin e anëtarëve të KPMSHCK është bërë nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Anëtarët e shkarkuar janë Arben Mehmeti, Eshref Shabani, Malsore Gashi, Ardita Haxhnikaj-Demi dhe Jeton Koca./KP