SHSKUK: 14 PACIENTË ME COVID-19 POZITIVË, 30 POST-COVID

Bazuar në raportet e datës 27 nëntor nga klinikat COVID në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të  Kosovës në trajtim janë 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient. /Telegrafi/