SHSKUK HAPË KONKURS PËR 12 DREJTORË TË QKUK-SË

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dy ditë më parë ka hapur konkurs për 12 drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

 

Në këtë konkurs po kërkohet drejtor i Klinikës për Sëmundje Ngjitëse, drejtor për Klinikën e Pulmologjisë, për Klinikën e Kardikirurgjisë dhe Kardilogjisë Invazive, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktime dhe Estetikë, Klinikës së Otorinolaringologjisë, Biokimisë Mjekësore, drejtor për shërbimin e Klinikës Emergjente, Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Klinikën e Neurokirurgjisë, Neurologjisë, Klinikën e Gastroentrologjisë me Hepatologji si dhe Klinikën e Endrokrinologjisë.

 

Kontrata është tre vjeçare. Duke klikuar KËTU mund të gjeni konkursin.