SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, EMËR I VËNË PARA 234 VJETËVE

Më 23 qershor 1787, delegatët e Kuvendit kushtetues në Filadelfia votuan njëzëri për t’i vënë emrin vendit të ri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky emër ishte përdorur në Deklaratën e Pavarësisë 1776, por në kushtetutën e parë të vendit, që njihet si Artikujt e Konfederatës, emri i vendit ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Veriut.

Në Kuvendin e Filadelfias, delegati nga Connecticut-i, Oliver Ellsëorth, i bindi me sukses delegatët e tjerë që vendit të ri t’i vihej emri Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin e mban edhe sot./KP