SHUHET ZJARRI MBI TUNELIN E KALIMASHIT

Pas përhapjes me përmasa të frikshme zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e sotëm vatra janë fikur. Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.

 

Pas përhapjes me përmasa të frikshme zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e  sotëm vatra janë fikur.

Zjarri në malin mbi tunel është shuar pasi është punuar gjatë gjithë natës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse.

Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.

Në Lakun e Thive kanë shkuara edhe forcat e ardhura në ndihmë nga Kosova/RTK