“S’ISHTE TËRMET, U RRËZUA FIFI”, KËNGËTARJA REAGON NDAJ “SHAKASË PA KRIPË”

Tërmeti i mbrëmjes së të dielës shkaktoi shumë reagim në rrjet.

Në mesin e tyre, nuk kishin si të mungonin disa shaka “pa kripë” të ndërlidhura me Fifin.

“Nuk ishte tërmet, u rrëzu Fifi” është një frazë që mund ta keni lexuar shpesh.

Duket se këngëtares iu bë boll dhe ka vendosur të reagojë.

 

Ajo ka ndarë këtë “shaka” në Instagram ku mes tjerash shprehet:

“Kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma. ja pra miq të dashur, 27 vjet unë i kom kalu me njerëz të tillë nëpër këmbë, po si puna ime sa janë? Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e mundene dhe t’i bëjnë dëm vetes? MArre, marre, marrre! Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”.