S’KALON PROPOZIMI I OPOZITËS QË TË SHTYHET ZGJEDHJA E KOMISONERIT PËR AGJENCINË E INFORMIMIT DHE PRIVATËSISË

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka kërkuar që të tërhiqet pika e rendit të ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e komisonerit për Agjencinë e Informimit dhe Privatësi.

Pas hedhjes në votim, me 19 vota “për”, 58 kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar propozimi i ngritur nga deputeti Reçica.

Konjufca: S’kalon propozimi i deputeti Reçica

“Me 19 vota për, 58 kundër dhe asnjë abstenim, nuk kalon propozimi i deputetit Reçica”, tha Konjufca.

Deputeti i PDK-së, Elmi Rçica kërkoi nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, dhe Lista Serbe që të tërheqin këtë pikë të rendit të ditës dhe procesi të rikthehet në pikën zero. Ai dhe disa nga arsyet porqë kjo u kundërshtua nga Grupi Pramatar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Reçica: Të hiqet nga rendi i ditës zgjedhjen e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

 

“Ne sot kemi një rend dite bukur të ngjeshur por kemi edhe një pikë që është diskutuar shumë ku do të duhet të zgjidhet komisionieri i Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Ju e dini që ky proces është përcjellur me shumë probleme dhe të meta dhe shkelje kështu që kisha kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lista Serbe që ta tërheqin këtë pikë nga rendi i ditës dhe të rikthehet në fillim. Është një çështje e cila është e rëndësishme dhe me peshë por njëkohësisht është dhe një çështje që ka shkaktuar shumë reagime, jo vetëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës por tri parti opozitare shqiptare nuk kanë qenë pjesë e procesit. Do të ishte e domosdoshme që të kthehet në pikën e nisjes dhe do të duhet që sipas Grupit parlamentar të PDK kjo pikë e rendit të hiqe”, kërkoi Reçica.

Për këtë ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas renditjes së arsyeve për mos heqje nga rendi i ditës, tha edhe se seanca do të vendos për këtë proces.

Kusari-Lila: Në cilindo rast në panele intervistuese merr pjesë komisioni në plotin

“Argumentet me të cilat i paraqiti zoti Reçica nuk qëndrojnë për disa arsye. E kemi pas një proces që ka shkuar në rrugën se si ishte e paraparë me aplikantët, me procesin e konkurrimit, selektimit dhe intervistimti. Sa i përket marrjes pjesë së ambasadës britanike janë kontaktuar në kuadër të procesit kanë thënë për arsye se nuk kanë qenë pjesë prej fillimit dhe nuk mund të kyçen në proces përgjysmë. Dhe kjo ka qenë sa i përket pjesëmarrjes apo mospjesëmarrjes së tyre. E dyta ka qenë kërkesa e zotit Reçica që në fillim që paneli i intervistues të jetë i përbërë nga një përfaqësues i partive politike. Këtë çështje ne e kemi sqaruar dhe jemi dakodruar në secilin komision, për secilin proces intervistues ku merr pjesë komisioni në tërësi. Tash ne nuk duhet të kërkojmë falje që jemi shumicë në komision dhe që sipas Reçicës, PDK dhe të tjerëve që e kanë bojkotuar këtë proces duhet me u barazu me ata të cilët nuk e kanë shumicën në komision. Në cilën do rrethanë, në cilindo rast në panele intervistuese merr pjesë komisioni në plotin dhe kjo ka filluar prej legjislaturës së kaluar dhe do të vazhdoj”, tha ajo.

Ajo po ashtu tha se po bëhet fushat e paprecedentë për emrat e kandidatëve për komisioner të kësaj agjencie.

Kusari-Lila: Është bërë një fushatë e paprecedantë duke u përmend emrat e kandidatëve

“Sa i përket kandidatëve konsideroj që është bërë një fushatë e paprecedantë në vazhdimësi duke u përmend emrat e kandidatëve. Ky proces ka ardh sot në seancë dhe seanca vendos. Kush do të zgjedhet nëse do të zgjedhet komisioner për Informim dhe Privatësi mbetët të shihet pas seancës. Paragjykimi i rezultatit përcaktimi i partive opozitare ose një paritë opozitare për të cenuar integritetin e një person është e paprecedantë[…]thirrja për tërheqje e zotit Reçica e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe qysh ai e artikuloi është një thirrje për të vazhduar me proces të votimit për arsye se nuk e dimë se me çfarë intencë ai po don me pas dy grupime parlamentare për arsye se për këtë proces vendos seanca komplet me gjitha grupet parlamentare. Dhe propozoj që të procedohet dhe të vendos seanca”, tha ajo.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se është prishur një traditë 20 vjeçare e Kuvendit të Kosovës.

Gashi: Është prishur tradita 20 vjeçare e Kuvendit

“Problemi i parë, procedura për zgjedhjen e kandidatëve për komsioner për Agjencinë për Informim dhe Privatësi ka ndodhur që është prishur një traditë e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës në këto 20 vite ku janë formuar grupe punuese ku kanë intervistuar kandidatët, kanë bërë një përzgjedhje të listës dhe i ka rekomanduar komisionit. Këtu është vendos që në mënyrë të padrejtë i tërë komisioni të marrë pjesë në vlerësim dhe komisioni vetvetes t’i rekomandoj kandidatët dhe pastaj komisioni nga vetvetja t’ia rekomandoj seancës. E dyta është se, kandidatët që janë përzgjedh janë kandidatë për të cilët ka vërejtje të shumta edhe nga shoqëria civile, nga monitoruesit e Kuvendit”, tha ai. /Sh.Ahmeti/KP