SOT DO TË MBAJË MOT ME DIELL

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim./KP