SPEKTAKËL NË “WEMBLEY” MBYLLET PJESA E PARË E NDESHJES ANGLI – DANIMARKË

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Danimarkës në stadiumin “Wembley”.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian Euro 2020 dhe rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1-1, përcjellë KosovaPress.

Danimarka kaloi e para në epërsi në minutën e 30’ me golin e bukur të Damsgaard nga gjuatja e lirë por pas nëntë minutave, Kjaer shënoi në portën e tij për ta barazuar rezultatin në 1-1./KP