SULMOHET ME VEZË KANDIDATI I LDK-SË PËR KRYETAR TË PRISHTINËS, PËRPARIM RAMA

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë gjatë një tubimi me struktura dhe simpatizantë të partisë në “Kodrën e Trimave”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili në një status në Facebook ka thënë se Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes.

“Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panike. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia”, thuhet në reagimin e Përparim Ramës në Facebook./KP