SULMOI BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET 34 VJEÇARI

Një 34 vjeçar me inicialet A.L është arrestuar në Kaçanik, pas një mosmarrëveshje që kishte në familje, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj gruas së tij ,XH.L e moshës 34 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia pasi ka intervistuar të dyshuarin dhe viktimën, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.L dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor, nga Sektori i Dhunës në Familje në Stacionin Policor në Kaçanik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që, të raportojnë menjëhërë policinë për rastet e dhunës në familje, të lajmërojnë stacionin policor më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406/KP