SYLA: KJO FUSHATË DO TA DËMTOJË ARBEN VITINË, E PAMË ÇKA NDODHI ME MBËSHTETJEN E BAHTIRIT NË MITROVICË

Gazetari Valon Syla ka folur për garën në Prishtinë dhe për fushatën e kandidatëve të dy partive që garojnë në balotazh.

Syla në Pressing të T7 tha se kjo fushatë do ta dëmtojë shumë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Ai shtoi se njerëzit më të mençur janë larguar nga Vetëvendosja duke thënë se aty kanë mbetur vetëm disa oportunista dhe disa komunista të vjetër.

“Është një film, mas atyre videove që i kanë pasur duke luajtur biliardo e duke e qeshur kandidatin e Prishtinës kishte ky ka me rrëzu këtë e ky ka me e ndreq. Mendoj se janë fushata që kanë me e dëmtuar shumë edhe mendoj që njerëzit po e shohin kush është VV tash e tutje. Njerëzit më të mençur të VV-së kanë ikur vec disa oportunista kanë mbetur, disa komunista të të gjitha sistemeve që kanë mbetur aty”, tha Syla.

Ai tha se me mbështetjen që Kurti po u ofron kandidatëve u pa rezultati në Mitrovicë e në Podujevë.

“E pamë çka ndodhi me mbështetjen e Agim Bahtirit në Mitrovicë, e kemi parë njëjtë me Bulliqin në Podujevë”, tha Syla.

/Express