SZUNYOG:ANËTARËSIMI NË BE BËHET VETËM PËRMES REFORMAVE NË SUNDIMIN E LIGJIT

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sozyong, ka folur sot për Raportin e Progresit, të arriturat e Kosovës për thuajse periudhën njëvjeçare.

 

Sipas Sozyong, ky raport ka vlerësuar progres në Kosovë për vetëm disa fusha, përcjell Klankosova.tv.

Ai shtoi se drejt BE-së nuk ka rrugë të shpejt dhe se me patjetër duhen reformat në sundimit e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

”Raporti është rezultat i një vlerësimi të drejtë dhe ndjek të gjitha vendet. Në përgjithësi raporti ka vlerësuar progresin në disa fusha gjatë periudhës raportuese. Megjithatë është e qartë se nuk ka rrugë shpejtuese për anëtarësimin në BE, por janë reformat ato që çojnë drejt saj”.

”Tani duhet të flasim për zbatimin e rekomandimeve. Zgjedhjet parlamentare kanë qenë mirë të administruara. Kosova nuk ka bërë progres në arritjen e përmbushjes së rekomandimeve për administrim publik. Ne kemi vërejtur iniciativa të qeverisë dhe kemi bërë iniciativa në këto reforma”.

”Ky plan është vazhduar edhe përtej periudhës raportuese. Siç vazhdon të jetë problemi me gjyqësorin, ne kemi vërejtur me shqetësim interaksionin në rivlerësimin e gjyqtarëve. Vettingu – duhet shfrytëzuar të gjitha mekanizmat tjerë për të gjetur korrupsionin dhe të tjerat probleme. Duhet bërë përpjekje të mëtutjeshme për të ardh deri tek konfiskimet e njëpasnjëshme. Tani na duhet të shohim më shumë mundësi dhe të mësojmë se këto çështje janë prioritete në agjendën ekonomike”.

Këto komente ai i bëri në tryezën me temën “Raporti i BE-së për Kosovën 2021”, organizuar nga Instituti EPIK në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian dhe me mbështetje të GIZ-it.