TAHIRI: REXHEP QOSJA REFUZOI TË BËHET PRIJËS I LDK’SË, RUGOVA GJETI GUXIMIN

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka folur për themelimin e LDK’së në të cilën ishte anëtare e Kryesisë. Thotë se Rexhep Qosja nuk kishte pranuar ti printe kësaj partie.

 

“Rugova ka merita historike”, thotë Tahiri në Pressing.

“Kur këshilli iniciativ ka qenë në kërkim të një lideri, disa kanë refuzuar. Edhe Qosja ka refuzuar”, shtoi Tahiri.

“Rugova ishte ai që gjeti guximin, edhe forcën e tij, por edhe trimërinë të themi, që të marrë në dorë një lëvizje për pavarësi kundër një regjimi siç ishte Millosheviqi që filloi të bëjë kërdi në gjithë ish-Jugosllavinë”, shpjegoi Tahiri.

“Rugova ka pasur një mençuri do të thosha të thellë dhe me dimensione të fuqishme të diplomacisë. Ai nuk ka qenë një lider që ka folur shumë, por ato që ka thënë kanë qenë esenciale”, shtoi ajo.