TAYNA DHE CRICKET PUBLIKOJNË KËNGËN E RE “PIJETORE” (VIDEO)

Reperja e njohur e estradës, Tayna, ka publikuar këngën e saj më të re.

Në bashkëpunim me producentin Cricket, ajo ka sjell këngën “Pijetore”, e cila njëherësh është kënga e fundit që sjell për vitin 2021.

Kënga është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Tayna.

Foto: Friends Entertainment/YouTube

“Pijetore” është viualizuar edhe me klip, në të cilin reperja nga Prizreni është shfaqur mjaft atraktive me dukjen e saj.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Sekuencë Studio. /Telegrafi/