TË ENJTEN KUVENDI MBAN SEANCËN PLENARE TË RADHËS

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, nuk arriti të mbahej, për shkak të mungesës së kuorumit.

 

Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në bazë kompetencave të tij kushtetuese, cakton seancën plenare të radhës, të enjten, më 25 nëntor 2021, në orën 10:00.