TË PLAGOSURIT NGA SHPËRTHIMI I BOMBOLËS NË VELIPOJË MBËRRIJNË NË TIRANË

Në mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një bombol e gazit në një hotel në Velipojë ku u lënduan katër persona.

Tashmë të plagosurit kanë mbërritur në spitalin e Djegies Plastike në Tiranë.

Të plagosurit janë shoqëruar nga familjarët, të cilët janë në ankth dhe dëshpërim për gjendjen shëndetësore të tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër.

“Në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë” njoftoi policia.

Nëna dhe tre fëmijët sipas burimeve kanë djegie në rreth 90 % të trupit ndaj janë sjellë për trajtim të specializuar në Tiranë. Sipas të afërmëve të familjes Gjoka, shpërthimi ndodhi në kohën kur ata po përgatisnin kafen e mëngjesit, raporton Ora News.

Fillimisht nëna dhe tre fëmijët, Alketa Gjoka 40 vjeç, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç dhe Enriko Gjoka 12 vjeç u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës./KP