TË SHTËNA NË NJË AHENG FAMILJAR NË VUSHTRRI, SEKUESTROHET ARMA

Të shtëna me armë zjarri është raportuar në një aheng familjar në fshatin Druar të Vushtrrisë. Ku edhe ndërhyri policia, e që 46-vjecarit iu sekuestrua arma.

46-vjecari u intervistua edhe nga policia e për çka u iniciua rasti për veprën penale “Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Sot me datës 03 gusht 202, rreth orës 01:40, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Druar-Vushtrri.Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë Gazi, 23 fishek dhe 9 gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. /KP