TË VËRTETAT DHE KEQKUPTIMET MË TË ZAKONSHME PËR KAFENË

Kafeja është stimuluesi i mëngjesit dhe kënaqësia e preferuar e shumë njerëzve për pjesën tjetër të ditës.

 

Studimet kanë sugjeruar prej disa kohësh se kafeja është e mirë për shëndetin, edhe pse dikur kishte një reputacion të keq.

“Kafja nuk është e pashëndetshme,” thotë dietologia gjermane Anna Floegel, e cila ka studiuar dhjetëra studime mbi pijen popullore. “Konsumimi i moderuar shoqërohet me një rrezik përgjithësisht të reduktuar të zhvillimit të sëmundjes”, shton Floegel.

Shkencëtarja studioi disa studime afatgjata që përfshinin dhjetëra-mijëra njerëz. Atyre iu drejtuan pyetje rreth zakoneve të jetës dhe u regjistruan sëmundjet nga të cilat vuajnë. Dashamirët e kafesë mund të jenë veçanërisht të kënaqur me një nga rezultatet. “Ata që pinë kafe jetojnë më gjatë, pavarësisht se ku jetojnë,” tha ajo. Por kafeja ka pasur prej kohësh një reputacion të dobët shëndetësor. Pse?

Për shkak të qasjes së gabuar ndaj kërkimit, pretendon Floegel. Shumë pak vëmendje i është kushtuar gjësë kyçe që shpesh ‘shkon’ me kafenë – pirjes së duhanit. Fakti është se duhanpirësit pinë më shumë kafe dhe se sëmundjet e lidhura me duhanin i janë atribuar padrejtësisht kafesë në të kaluarën.

Studimet e fundit kanë treguar se kafeja ka efekt parandalues ndaj kancerit të mëlçisë dhe fshikëzës dhe e njëjta gjë vlen edhe për diabetin e tipit 2. As rreziku i zhvillimit të presionit të lartë të gjakut nuk lidhet me konsumimin e kafesë, thekson Floegel. Rregulli i përgjithshëm është – kafeja mund të pihet pa pendim dhe është e dobishme për shëndetin. Mbetet të shihet se si ndikon kafeja në organizëm. Këto janë tri teoritë më të zakonshme:

Së pari: Kafja shkakton dehidratim

Në mënyrë të gabuar. “Kafja është një diuretik natyral, por mund t’i shtohet sasisë së lëngjeve që konsumoni në ditë, si uji”, thotë Floegel. Në përgjithësi rekomandohet të konsumoni 1.5 deri në dy litra lëngje në ditë.

Së dyti: Sa më shumë kafe të pini, aq më e vështirë do të jetë të bini në gjumë

Në mënyrë të gabuar. Se sa shpejt metabolizohet kafeina varet nga personi, shpjegon Floegel. “Për dikë, një gjysmë filxhani mjafton për ta kthyer natën në ditë, dhe dikush tjetër mund të pijë katër dhe të flejë si një fëmijë”. Dhe lind pyetja e zakonit të trupit ndaj kësaj pije. Nëse pini shumë kafe rregullisht, një filxhan nuk ka një efekt më të fortë në gjumë.

Së treti: Kafja ndikon në tretje

Kjo është e drejtë. Për shumë, është pjesë e rutinës së mëngjesit. Një filxhan kafe për të nisur ditën dhe për të shkuar në tualet. Kjo mund t’i atribuohet kryesisht kafeinës, thotë Floegel, sepse ajo ka një efekt stimulues në metabolizëm. Por edhe ky nuk është një rregull i përgjithshëm. Shkalla në të cilën kafeja stimulon sistemin tretës është individuale dhe sërish varet nga organizmi i individit.