TESTIMET RAPIDE PËR COVID-19 VAZHDOJNË NË PRISHTINË

Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID – 19, nga data 20 gusht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir.

Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00-15:30.

“Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja COVID – 19”, thuhet në njoftim./KP