TEUTA KRASNIQI FLET PËR PERIUDHËN E VËSHTIRË PAS NDARJES ME BLERON: ISHA NË GJENDJE TË VËSHTIRË EMOCIONALE, KAM PËRJETUAR EDHE ANKTH

Lidhja e tyre, martesa e më vonë ndarja kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe ndër më të komentuarat.

Ish-çifti, aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero, u ndan rreth shtatë vite më parë, por kjo histori është rikthyer në fokus edhe një herë nga vet aktorja.

E ftuar së fundi në një intervistë në ATV, Teuta ka folur për përjetimet gjatë kohës së ndarjes dhe periudhës së vështirë që ka kaluar gjatë atij procesi.

“Mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi, do të thotë në moment që një çift ndahet kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, e unë është dashur edhe dy milionë njerëzve. Edhe në atë kohë, edhe sot po them që nuk është trend i mirë por gjithsesi diçka të cilën e sheh se nuk ka me vazhdu mirë është mirë me e këput”, ka nis rrëfimin e saj aktorja e njohur.

Teuta po ashtu deklaroi se ndarja kishte ndikuar në gjendjen e saj emocionale duke kaluar edhe në ankth, por që me mbështetjen e familjes dhe miqve ka arritur ta kalojë.

“E kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe unë sot them se mirë që ka qenë më e vogël, se sot do ishte më e vështirë. Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në festë dhe pushime bashkë. Kam ditur të lexoj tituj super bombastik, kur po lexoj nuk po e di as nuk po e njoh këtë vajzën e leje më që nuk jam unë, me thënë kushtimisht ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Ne jemi njerëz, jeta nuk është veç me lule. Kam kalu gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth, sepse isha nënë beqare me një fëmijë të vogël, por, km pas një përkrahje të jashtëzakonshme nga familja dhe miqve, por është e pamundur pa përjetuar thyerje të ndryshme emocionale”, ka thënë tutje Teuta.

Kujtojmë që Teuta dhe Blero janë prindër të një vajze, teksa aktorja ka edhe një tjetër vajzë nga martesa e saj aktuale, ndërsa këngëtari ka kurorëzuar dashurinë e tij me modelen, Afrona Dika. /Telegrafi/