TJETËR GRABITJE NË PRISHTINË, DY PERSONA NËN KËRCËNIMIN E ARMËS KRYEJNË GRABITJE NË OBJEKTIN E PTK-SË

Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Prishtinë.

Kësaj radhe cak i grabitjes ishte objekti i PTK-së në lagjen Bregu i Dellit në kryeqytet.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar

Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Telegrafi më herët ka raportuar për një grabitje në një institucion mikrofinanciar që ka ndodhur në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. /Telegrafi/