TJETËR POZË ATRAKTIVE E MORENËS, NË TË CILËN MBULON GJOKSIN ME DUAR

Morena Taraku ka ditur të marrë vëmendjen e fansave dhe faqeve rozë sa herë që shpërndan imazhe në rrjetet sociale.

Bukuroshja e famshme ndiqet nga më shumë se 1.2 milionë përdorues të Instagramit, derisa jo rrallëherë fotografitë e saj ngacmojnë imagjinatën.

E njohur për fizikun mbresëlënës, ajo nuk heziton të provokojë me hiret e saja.

Gjatë të enjtes, e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, e cila ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Morena paraqitet e zhveshur në pjesën e sipërme, mirëpo nuk ka lejuar t’i ekspozohet gjoksi duke mbuluar me duar. /Telegrafi/