TRE TË LËNDUAR NË NJË AKSIDENT KOMUNIKACIONI NË VETERNIK – TRI AUTOMJETE TË PËRFSHIRA

Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur sonte në Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njeoftuar se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti.

Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident./Telegrafi/