VDES I RIU QË U THER ME THIKË NË HAJVALI

Ka vdekur i riu që u ther sonte me thikë në Hajvali.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Avdush Bajgora, i cili tha se viktima erdhi me plagë të rënda.

“Po ka vdekur. Kemi ndërhyrë për 1 orë e gjys. Ai ka ardhur me plagë të rënda”.

Ndërsa, lajmin për plagosjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Express