VDES NË QKUK, DYSHOHET SE U HELMUA NGA USHQIMI NË NJË RESTORANT

Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant dhe e njëjta është varrosur pa u bërë obduksion.

Sipas policisë, viktima nga Prishtina ka vdekur më 4 tetor në QKUK dhe është varrosur të nesërmen.

Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij kanë nisur procedurat hetimore dhe është iniciuar rasti si vdekje e dyshimtë. /Telegrafi/