VDES NJË PERSON NË NJË AKSIDENT TRAFIKU

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lubizhdë të Prizrenit, ku mbeti i vdekur një person.

Shoferi i veturës dyshohet se ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur ka goditur një mur.

Policia njofton se lëndime ka pësuar edhe shoferi i cili është duke u trajtuar në spitalin rajonal.

“Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull kosovar, dyshohet duke ngasur veturën në mënyrë të pa kontrolluar del jashtë rruge duke u rrokullisur ka goditur një mur. Si pasojë e aksidentit pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP