VELA NGA ZYRA E PRESIDENTES OSMANI: SELAKOVIQ SI QOSIQI – GËNJESHTRA ËSHTË NJË FORMË E PATRIOTIZMIT SERB

Shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar ndaj fjalimit të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, në mbledhjen e djeshme të Këshillin e Sigurimit. 

Fjalimin e kryediplomatit serb, Vela e ka krahasuar me thënien e Dobrica Qosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”.

“Ajo çfarë tha dje Selakoviq për Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiqit (babait të kombit serb): “Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur” , ka shkruar Vela në profilin e tij zyrtar, transmeton Telegrafi.

 

Ndryshe akademiku serb, Dobrica Qosiq – avokuesi  kryesor dhe më i zëshëm i ndarjes së Kosovës, konsiderohet edhe si “baba i kombit serb”.Lexo p

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit ka pasur përplasje mes presidentes Osmani dhe ministrit të jashtëm serb, Selakoviq. /Telegrafi/