VETAKSIDENTOHEN DY MOTOÇIKLETA, LËNDOHEN KATËR FEMRA NË FUSHË KOSOVË

Dy motoçikleta në lëvizje janë vetaksidentuar sot pasdite në Sllatinë të Fushë Kosovës, me ç’rast janë lënduar ngasëset e tyre dhe dy pasagjere.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se  sot rreth orës 16:30 në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, kanë ndodhë dy vet aksidente.

“Në këto vetaksidente kanë qenë të përfshira dy motoçikleta në lëvizje, të cilat për arsye akoma të panjohura kanë humbur kontrollin dhe janë vet aksidentuar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, si pasojë e aksidenteve 4 persona (femra) kanë pësuar lëndime trupore (ngasëset e motoçikletave dhe pasagjeret).

Me rastet po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/