VETAKSIDENTOHET AUTOBUSI NË BABUSH TË FERIZAJT, LËNDOHEN TRE PERSONA

Sonte në fshatin Mirash të Ferizajt është aksidentuar një autobus, me ç’rast kanë pësuar lëndim tre persona.

 

“Rreth orës 18:50, ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën që çon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj – Prishtinë, fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person dhe është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”, ka thënë Policia për Klan Kosovën.

“Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”.

Ndërkohë, policia ka dhënë informacione shtesë rreth numrit të të lënduarve, për të cilët ka thënë se kanë pësuar lëndime të lehta.

“Informacion shtese: tre persona kane kërkuar ndihmë në emergjencë veç me lëndime të lehta”.