VETËM EDHE DY DITË AFAT PËR SUBJEKTET POLITIKE, KJO ËSHTË PARTIA E FUNDIT QË KA APLIKUAR

Vetëm edhe dy ditë kohë (15 dhe 16 gusht) u kanë mbetur subjekteve politike që të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet për kryetarë të komunave apo për Kuvende Komunale.

Subjekti i fundit që ka paraqitur aplikimin deri në përfundim të orarit të punës në ditën e shtunë, është parti Lista Serbe, e cila ka aplikuar për certifikim në disa komuna të ndryshme të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress, se ky institucion do të presë aplikimet edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa ka shtuar se deri më tani janë 28 subjekte politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre.

“Deri në përfundim të orarit të punës në ditën e shtunë, KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 28 subjekte politike, prej të cilave 6 parti politike, 9 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 24 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 470 kandidatë për Kuvende Komunale”, tha Elezi.

Sipas tij, afati i fundit për aplikim është data 16 gusht, në orën 16:00.

Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim deri të shtunën në orën 16:00:

PARTITË POLITIKE

1.Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

2.Partia Demokratike e Unitetit ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

3.Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;

4.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;

5.Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;

6. Srpska Lista ka aplikuar për certifikim në zgjedhje për Kryetar dhe për Kuvende Komunale në disa komuna të ndryshme;

INICIATIVAT QYTETARE

1.Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

2.Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

3.Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

4.Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;

5.Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;

6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;

7.Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

8.Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

9.Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;

KANDIDATËT E PAVARUR

1.Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

2.Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

3.Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;

4.Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

5.Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;

6.Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

7.Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;

8.Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;

9.Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;

10.Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

11.Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;

12.Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;

13.Duško Maksimović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;/KP