VETURA GODET KËMBËSORIN NË PEJË, DËRGOHET NË QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku si pasojë një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në mëngjesin e 1 janarit, në ora 01:15, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësor dhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Gashi deklaroi se këmbësori ka pësur lëndime serioze.

“I lënduari fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, pastaj është transferur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve serioze”, deklaroi Gashi.

Ndërkaq shoferi, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/