VETURA GODET NJË KËMBËSORE NË PRISHTINË

jë këmbësore ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të EULEX-it, ndërkaq këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.Lexo Edhe:

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:40, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin” tha Ahmeti.Gazeta Express