VETURA GODET PËR VDEKJE NJË KËMBËSOR

Policia njofton për një aksident me fatalitet në fshatin Plavë të Dragashit.

 

Sipas policisë, viktima mashkull në cilësinë e këmbësorit është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërgiar për obduksion, ndërsa personi i dyshuar, shoferi i veturës me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Plavë, Dragash 25.09.2021 -19:00 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ( këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi, kurse i dyshuari ( drejtuesi i veturës) dërgohet në mbajtje