VETVRITET NJË I BURGOSUR NË HAJVALI

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës.

Sipas shërbimit korrektues, me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.

“Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore. Y. D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ. Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin”, thuhet në njoftim./KP