VON CRAMEN: PO PUNOJMË QË TË LIBERALIZOHEN SHPEJT VIZAT PËR KOSOVËN

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha se janë duke punuar që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët.

 

Von Cramon gjatë një konference për media në Prishtinë, për publikimin e raportiti me të gjeturat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tha se nuk është përgjegjësi e Parlamentit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër, raporton EO.

“Ne të gjithë jemi përgjigjur, nuk është përgjegjësi e parlamentit Evropian që të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe jemi duke punuar që kjo të ndodhë shpejtë”.