VOTON PËRPARIM RAMA

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.Rama ka votuar në hapësirat e Fakultetit Filozofik.

 

Ndryshe, Rama garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.