VULINI: SHQIPTARËT DO TË DETYROHEN T’I SHOHIN TARGAT QË I LËSHON MUP-I SERB

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se marrëveshja e sotme në Burksel ka rëndësi të madh pasi që “u larguan armët e drejtuar ndaj serbëve në veri të Kosovës”.

 

“Presidentin Vuçiq dëshiroj ta përgëzoj për durimin dhe guximin që të gjejë mënyrën për arritjen e marrëveshje më të mirë sesa ajo e vitit 2011. Asgjë që negociohet me shqiptarët nuk mund të jetë krejtësisht në favorin tonë dhe neve na mbetet të nxjerrim më të mirën e mundshme”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

 

Sipas tij, ajo që e shqetëson është “histeria që do të nis në Prishtinë kur do të duhet ta tërheqin njësinë speciale”.

 

“Dhe përveç kësaj, ata edhe pa stikera do të duhet t’i shohin target që i lëshon MUP-i (Ministria e Punëve të Brendshme) i Serbisë”, ka thënë ai.