XHUDISTJA GJAKOVA: PËRVEÇ QË KAM PASUR EMOCIONE PËR VETE KAM PASUR EDHE PËR VËLLAIN

Xhudistja Nora Gjakova, pasi që ka pranuar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, është shprehur e lumtur që një medalje po e sjell në shtëpi.

Ajo në konferencë për media tha se gjatë gjithë kohës ka pasur emocione, e këto tha se i ka pasur të dyfishta për shkak edhe të garës së vëllait, Akilit.

Gjakova: Përveç që kam pasur emocione për vete kam pasur edhe për vëllain

“Jam ndje keq, shpresoj që sado pak kjo fitore iu ka sjellë buzëqeshje edhe pse normal nuk krahasohet me humbjen e më të dashurve. Sa i përket emocioneve sot gjatë gjithë ditës përveç që kam pasur emocione për vete kam pasur edhe për vëllain, kanë qenë emocione të dyfishta, por prapë se prapë po e kthejmë një medalje në shtëpi, kjo është e rëndësishme”, tha ajo.

Triumfin e saj ajo ua dedikon të gjithë atyre që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj.

Gjakova: Ua dedikoj të gjithëve që më kanë ndihmuar

“Këtë fitore nuk ia dedikoj vetëm një njeriu të veçantë, po ua dedikoj të gjithëve që më kanë ndihmuar, së pari faleminderit prej Zotit që më ka ndihmuar gjatë gjithë ditës sepse jam lutur gjatë gjithë ditës”, tha Gjakova.

Përveç Nora Gjakovës, medalje të artë Kosovës i ka siguruar edhe Distria Krasniqi./KP