YLL LIMANI LANSON PROJEKTIN “LSHOJA ZANIN” ME PESË KËNGË TË REJA (5VIDEO)

Këngëtari njohur i skenës shqiptare e kishte bërë këtë njoftim para disa ditësh dhe tash më i ka sjellë disa këngë të këtij projekti.

Sipas njoftimit të mëhershëm, ai kishte pohuar se për realizimin e këngëve ishte frymëzuar nga një dashuri në të kaluarën që nuk është e pranishme më.

“Faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikoj. Je ajo që erdhe e ndejte shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë”, kishte shkruar Ylli.

“Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” e “Çka nëse”, janë titujt e këngëve të publikuara në kanalin e tij në YouTube. /Telegrafi/