ZBULOHET KALENDARI I PREMIER LIGËS, JA NDESHJET E JAVËS SË PARË

Liga më atraktive e futbollit mes klubeve, e njohur ndryshe edhe si Premier Liga angleze, tani ka bërë publik kalendarin e sezonit 2021/22, ku java e parë do të jetë e mbushur me ndeshje interesante.

Premier Liga rikthehet më datën 14 gusht, ku ndeshja hapëse e sezonit 2021/22 do të jetë mes skuadrës së sapo promovuar Brentfordit dhe Arsenalit, përcjell KosovaPress.

Përveç këtij takimi, java e parë do të fillojë me derbi tejet interesant, ku skuadra e Tottenham Hotspur do të pres në shtëpi kampionin e sezonit që lamë pas, Manchester Cityn.

Ndeshjet e javës së parë të kalendarit 2021/22 të Premier Ligës angleze i gjeni më poshtë.

Brentford – Arsenal

Burnley – Brighton

Chelsea – Crystal Palace

Everton – Southampton

Leicester City – Wolves

Manchester United – Leeds United

Newcastle United – West Ham United

Norwich City – Liverpool

Tottenham Hotspur – Manchester City

Watford – Aston Villa

KosovaPress, DielliNews.info