ZËDHËNËSI: ËSHTË KËRCËNUAR KURTI, SHTOHEN FORCA TË SIGURISË PRANË SHTËPISË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

 

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar.  Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.