ZEKA: NËSE KURTI I HEQ POLICINË NGA VERIU, E PASKA PAS VETËM PËR VOTA

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se nëse Albin Kurti i heq policinë nga veriu, kuptohet se paska pas vetëm për vota dhe se ka vepruar 100 për qind kokë në vete.

“Nëse Albini i heq policinë speciale nga veriu, e para, e paska pasur vetëm për vota, dhe, paska vepruar 100 për qind kokë ne vete. Kemi informacion se as me Vjosa Osmanin nuk është konsultuar, ama që kishe nuk po dimë gjë!”, ka shkruar Zeka./Parrotlla