ZGJATET ORARI I VAKSINIMIT ANTI-COVID NË PRISHTINË

Shtohen mundësitë për t’u vaksinuar, për ata që dëshirojnë më shumë imunitet në luftën kundër coronavirusit.

 

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, ka marr vendim që të zgjatet orari i vaksinimit me vaksina kundër COVID-19.

“Kujdesi Parësor Shëndetësor- Drejtoria e Shëndetësisë-Komuna e Prishtinës në koordinim me Komitetin për Vaksinim dhe Sekretarin e Përgjithshëm në MSH kemi vendosur që duke filluar nga dita e mërkurë me dt. 12.01.2022 të zgjasim orarin e vaksinimit në QMF Vll në Kalabri si vijon: E hënë – e premte nga ora 07:00-19:00 dhe e shtunë e diele nga 07:00-15:00”, thuhet në një njoftim të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë falënderon qytetarët për shtim të interesimit për vaksinim kundër coronavirusit.