ZHDUKET 17-VJEÇARI NGA HAJVALIA

Një 17-vjeçar nga Hajvalia është zhdukur tash e dy javë.

Për zhdukjen e saj në polici ka raportuar nëna e tij, duke thënë se ai u largua nga shtëpia pasditen e 4 qershorit dhe se nga ajo ditë nuk është kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar djali i saj i moshës 17 vjeçare i cili deri me tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KP