ZHDUKET E MITURA NË GJAKOVË, BABAI I SAJ THOTË SE AJO KISHTE SHKUAR NË KURS

Është zhdukur një e mitur në Gjakovë.

Për zhdukjen e të miturës, në polici ka raportuar babai i saj.

Ai ka thënë se e bija e tij kishte shkuar në kurs por që nuk kishte qenë aty kur kishte shkuar për ta marrë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare kishte shkuar në kurs dhe më pas kur ankuesi kishte shkuar ta marr nuk e kishte takuar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësiti relevant është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP