ZJARRE NË FSHATRAT E FERIZAJT DHE GJILANIT, SHKAKTOHEN SHUMË DËME

Një plantacion i mbjellur me pemë (molla) me sipërfaqe 3-4 hektarë është përfshirë nga zjarri në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur dje, ku sipas ankuesit nga zjarri i janë dëmtuar rreth 200 trupa te pemëve dhe sistemi i ujitjes në sipërfaqe prej 30 ari. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti nën hetime.

Kurse në fshatin Rahovicë të Ferizajt, dje nga zjarri i shkaktuar në fshat i janë djegur rreth 700 copa duaj ushqim për kafshë.

Zjarrin e përfshirë në një sipërfaqe prej rreth 80-90 hektar e kanë lokalizuar zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar.

Zjarri ka përfshirë edhe rreth 20 hektar në fshatin Bukovik të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

E në fshati Livoçi i Epërm i Gjilanit, është raportuar për një zjarr në deponinë e cila gjendet rreth një kilometër në afërsi të fshatit të lartcekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. /KP